dDeviiLs.UOH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

biografia e tingullit 3 nt

Go down

biografia e tingullit 3 nt Empty biografia e tingullit 3 nt

Post  Admin Mon Dec 07, 2009 6:39 am

grupi Tingulli 3 tani më grup i mirënjohur kosovar është formuar në vitin 1996.Grupin e formoi Getoar Selimi.Getoari lindi me 3 korrik 1982 në Prishtinë dhe si fëmijë në vitin e cekure kishte këngën e parë të cilën e këndoi së bashku me këngëtaren Anita Vukpalaj.Kjo këngë titullohej " Rap adhuroj " po në vitin në fjalë Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin me ç'rast grupi mori emrin e tre tingujve " Tingulli 3 ".Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër,pas dy këngëve të realizuara arrin deri në ndërprerjen e bashkëpunimit.Pas kësaj ndërprerje Getoari vendosi të vazhdojë vetë duke mbajtur emrin "Tingulli 3".Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan.Kjo ide edhe u realizua dhe u formua klani i quajtur "Kosova Out Laëz Clan".Me formimin e këtij klani filloi edhe bashkëpunimi me grupet tjera që bënin pjesë në klanin në fjalë.Duhet cekur se pas një kohe Getoar Selimi si i vetmi anëtar i Tingullit 3 filloi bashkëpunimin me grupin "Hija e Jetës".Pas tri vitesh nga ky bashkëpunim doli kënga e re e Tingullit 3 "G Funk Geloxia" ku duhet cekur se në këtë këngë mori pjesë edhe afrim Muqiqi.Ky ishte një hap i ri për ripërtrimin e Tingulli 3.Më pas pësoi edhe bashkëpunimi me Etno Engjujt,grup i cili ishte pranë Tingulli 3.Në bashkëpunm me Etno Engjujt me anëtarët e së cilit grup ishin edhe shokë të mirë,më vonë doli edhe kënga e parë K.OL.C "Dëshira për jetë".Pas një kohe doli edhe spoti i kësaj kënge.Spoti në fjalë ishte spot i mirë i kohës.Njëherit duke cekur se pas një pune të mundimshme ,të madhe në kuadër të klanit pasuan edhe mosmarrëveshjet e grupeve që përbenin klanin në fjalë.Pas këtyre mosmarrëveshjeve arriti edhe deri te shkapërderdhja e K.OL.C-së me ç'rast secili grup për realizimin e albumeve vazhdoi veprimtarinë e vetnë mënyrë individuale.Pas të gjitha këtyre ngjarjeve Tingulli 3 me një aktivitet të fuqishëm dhe të fortë bëri ripërtrirjen e grupit të vet.Tani isht diq krejt tjetër,filloi bashkëpunimi me agon Sylejmanin.Me këtë rast e dhanë maksimumin për të qenë ata që janë sot.Pas punës serioze u realizua edhe albumi i parë i titulluar "Prishtina Fuckin City" ku bënin pjesë këngë të reja por edhe disa të vjetra.Pastaj vazhduan bashkëpunimet në vitet më tej Më pas emri i grupit u ndryshua dhe u bë Tingulli 3nt.Në vitin 2006 u bë edhe bashkëpunim me 2po2 me këngën " Prishtinali ".Pastaj edhe u realizua albumi "Drog për vesh".I bëri disa bashkëpunime me këngëtarët e estradës si:Fatime Kosumi,Elvana Gjata,Genta Ismajlin,Soni Mala,Skillz,Lyrical Son,KaOS,Don Pizhi,Dj Blunt,Real1, dhe në fund me Tunen dhe Meden.albumi i fundit dhe më i suksesshmi ishte "Pika për Vesh" që u realizua në vitin 2008.Sot Tingulli 3nT është i përbërë nga: Getoar Selimi (Ghetto Gold) dhe agon Sylejmani (Big Xig).

by FiREwWaLl aNd Ag BeATsS

Admin
Admin

Posts : 16
Join date : 2009-12-06

https://albarap.board-directory.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum